JOQ Albania
Home

Formacionet/ Tifozët e Kosovës dhe Anglisë dëfrehen sëbashku, kthejnë disa birra para ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/09/2019 20:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen eliminatore mes Anglisë dhe Kosovës që do të luhet në Southampton, në orën 20:45. “Dardanët” do të rreshtohen me skemën 4-2-3-1.

Nga ana tjetër, të zotët e shtëpisë nuk e kanë nënvlerësuar aspak Kosovën, duke parë formën e mirë të tyre në ndeshjet e fundit, dhe kanë zgjedhur nga minuta e parë të luajnë me yjet si Kane, Sterling apo dhe Jadon Sancho.

Sakaq, atmosfera para ndeshjes është fantastike, teksa të dyja tifozeritë janë duke shkuar mjaft mirë me njëri-tjetrin. Nga fotot që vijnë nga Anglia shihen tifozët e të dyja ekipeve, të cilët ja kanë shtruar me birra nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/