Teksa jemi në prag të zhvillimeve të reja politike, pasi kjo vjeshtë është cilësuar edhe si stina e ndryshimeve të mëdha, Grida Duma është shfaqur ndryshe pasditen e sotme.
E ftuar në emisionin "Në Shtëpinë Tonë" në Top Channel, ish-deputetja iu përgjigj me sportivitet disa pyetjeve lidhur me politikanët shqiptarë, ku iu kërkua të personifikonte disa prej figurave kryesore.
Nga ushqimet tek ëmbëlsirat, ajo u përgjigj për figurat politike që ju shfaqën në ekran, si më poshtë:
Edi Ramën e personifikoi me një byrek me qepë; duke argumentuar që ai duke u kamufluar tek batuta ne komunikim ka sjellë vetëm një ripërsëritje të vjetër të traditës që ja quajnë gjoja avangardë.
Për Jozefina Topallin ju kërkua ta personifikonte me një ëmbëlsirë, ajo tha: – Një ëmbelsirë e mirë por me çokollatë të zezë të thellë.
E pyetur me cilën embëlsire personifikonte Lulzim Bashën tha; kek me çokollatë; sepse ka sjelle si unicitet racionalizmin sipas saj.
Për Sali Berishen u shpreh se si ushqim mund të personifikohet me nje “hard steak”, biftek i “fortë”, siç thonë amerikanët; njeri që ka kaluar furtuna të paparashikueshme.
Për Majlinda Bregun u shpreh që veç protagonizmit ka edhe kurimin ndaj me shkon në mendje diçka edhe e përpunuar brenda traditës një “panna cotta”.
Për Ervin Salianjin personifikimi ishte një pjatë e rëndë me garniturë; duke vijuar që është personifikim i risisë në politikë kombinuar me vendosmërinë ku nuk i mungojnë ngjyrimet.
Jorida Tabakun e personifikoi me një Krem Karamel një embelsire të ëmbël e cila siç tha Duma edhe pasi e ke ngrënë duket se s’ke ngrënë asgjë, e lehtë e shëndetshme.
Për Mimi Kodhelin u shpreh që mund të personifikohej me një Trileçe, diçka e ëmbël mes traditës dhe ekuilibrit me të ardhmen.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/