JOQ Albania
Home

Shqipëri-Islandë, formacionet zyrtare/ Edi Reja bën gjashtë ndryshime nga ndeshja me Francën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/09/2019 19:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Shqipëri-Islandë. Trajneri Edi Reja ka vendosur të bëjë gjashtë ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme.

Në stol është ulur Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes. Skema e lojës është sigurisht e njëjta, 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët, bëhet fjalë për një ekip që do të ketë jo vetëm detyra mbrojtëse, por edhe qartësi dhe agresivitetin e duhur për të sulmuar vazhdimisht.

Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër. Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës.

Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës. Përkrah fierakut, Gjasula dhe Memushaj do të  kenë peshën e vendosjes së ekuilibrave.

Në sulm, është preferuar autori i golit të nderit Sokol Cikalleshi dhe sulmuesi që vjen me dy gola radhazi me kuqezinjtë. Përkrah tij, do të jetë Manaj, duke marrë në konsideratë edhe energjitë që shpenzuan dyshja Balaj-Uzuni në transfertën franceze.

SHQIPËRI – ISLANDË ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE: 

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ismajli, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Bare, Memushaj, Gjasula, Manaj, Çikalleshi.

ISLANDA: Halldorson, Harmanson, R.Sigurdson, Arnason, Skulason, Sigurjonson, Bjarnason, Hallfredson, Gunarson, G.Sigurdson, Bodvarson.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/