JOQ Albania
Home

Ka vetëm një krah, por kjo s’e ndal të ngrejë pesha/ Ky është i riu që do t’ju frymëzojë me kurajon e tij
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/09/2019 19:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Logan Aldrige është një nga të rinjtë që kanë frymëzuar me miliona njerëz në mbarë botën.

27-vjeçari amerikan humbi krahun e tij të majtë gjatë një incidenti të rëndë teksa ishte duke udhëtuar me varkë në Liqenin e Virgjinias kur ishte në moshën 13-vjeçare.

Por një gjë e tillë nuk e ndali të riun të merrej me sportet që dëshironte dhe kishte pasion.

Në vitin 2006, ai u rendit i dyti në Lojërat Ekstreme të O&P për personat që kanë dëmtime fizike.

Më pas ai filloi të merrej me golf, edhe pse i mungon njëri krah.

Së fundmi një video e Logan, ku ai shfaqet duke ngritur një shtangë me peshë 200 lbs (91 kg) në një palestër, është bërë mjaft virale në rrjet.

Siç shihet dhe në videon e shpërndarë nga faqja virale 9GAG në "Facebook", kurajo e 27-vjeçarit është vërtetë për t’u vlerësuar dhe një burim frymëzimi jo vetëm për të rinjtë, por për të gjithë ata persona që mund të kenë pësuar aksidente të ndryshme dhe kanë zgjedhur të "heqin" dorë nga jeta dhe pasionet e tyre.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/