JOQ Albania
Home

Trump shkarkon nga detyra njeriun që ideoi ndarjen e Kosovës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/09/2019 18:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar shkarkimin e këshilltarit për sigurinë John Bolton.

Ky i fundit është njeriu i cili ka ideuar ndarjen e Kosovës, duke lobuar tek presidenti Trump për të dhënë dritën jeshile për një gjë të tillë.

Ka qenë vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë që e ka bërë të ditur lajmin e shkarkimit nëpërmjet një postimi në Twitter.

Posti i Trump:

E informova mbrëmjen e djeshme John Boltonin se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar më shumë prej këshillave dhe sugjerimet e tij".

Trump shtoi se do të emërojë Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme.

Kujtojmë këtu se Bolton ka raporte të mira me Serbinë, ndërsa në vitin 2008 ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës ndërkohë që ishte ambasador i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/