JOQ Albania
Home

“Dua jahtin, kushton 20 milionë euro”, biznesmeni fut në “sherr” ambasadën turke me Prokurorinë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/09/2019 18:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë 15 milje larg Portit të Shëngjinit u gjet i braktisur një jaht luksoz të modelit "Cataraman".

Jahti misterioz duket se është bërë "mollë sherri" mes ambasadës turke në Tiranë dhe Prokurorisë.

Pronari i saj, Nedim Akyuz, një biznesmen i njohur turk në fushën e tekstileve, ka mbërritur në Shqipëri dhe ka kërkuar nga autoritet shqiptare të marrë me vete mjetin lundrues.

Por Prokuroria nuk e lejon deri në përfundimin e hetimeve, pasi jahti është provë materiale dhe është rrethuar me shirit në portin e Shëngjinit.

Ambasada turke ka shkuar në ndihmë të Akyuz, duke i dalë në krah këtij të fundit, por pa rezultat.

Biznesmeni turk kërkon jahtin e tij, për të cilin shprehet se ka kushtuar 20 milionë euro.

Më tej Akyuz ka deklaruar se mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javu, me të cilin sipas tij ka humbur kontaktet që nga data 6 shtator.

Ai tha:

Kapiteni do udhëtonte nga Mali i zi për në Korfuz të merrte vëllanë tim. Me thotë në Mal të Zi s’kam naftë dhe i thashë të merrte në Mal të Zi. Telefonata tjetër ka qenë kur ai ishte në Shqipëri. Më ka telefonuar me një numër shqiptar dhe më tha jam 25 milje larg Durrësit deti është shumë i mirë. Më pas s’kam fol me të. Nuk dyshoj që është mbytur pasi ka qenë me shumë përvojë. Mbase ka tentuar t’i japë vetë fund jetës. Dua jahtin, më kushton shumë ta lë në Shqipëri. Kushton 20 milionë euro.”
***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/