JOQ Albania
Home

Kryebashkiaku Veliaj solli nga Viena ‘trofeun’ që nuk ekziston, organizatorët e nxjerrin ‘bllof’: Nuk u nda asnjë çmim
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 17:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në datat 3-4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë.

Së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar Veliaj diskutuoi në një tryezë të rrumbullakët mbi promovimin e zbatimit të Agjendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

Në një postim të tijin në rrjetet sociale,në 6 shtator, kryebashkiaku shkruante:

Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”.

Nisur nga kjo deklaratë, “Faktoje” komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse i është dhënë apo jo një i tillë kryetarit të bashksë Veliaj.

Në përgjigjen që u mor nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka dhënë asnjë çmim apo vlerësim.

Organizatorët e “Bridge for Cities 4.0” shkruanin në përgjigjen e tyre:

Faleminderit për mesazhin tuaj. Gjatë eventit NUK u shpërnda asnjë çmim…Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.”-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të “Bridge for Cities 4.0."

Nisur nga kjo përgjigje rezulton se Veliaj ka sjellë në Tiranë një çmim që në fakt nuk ekziston.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/