JOQ Albania
Home

Deklarata e fortë e Tahirit: Hetimi duhet të shkonte deri tek Rama
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/09/2019 17:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë ditën e sotme përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa ku prokuroria kërkoi 12 vite burg për të.

Gjatë seancës Tahiri ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke deklaruar se nuk kanë bërë hetime dhe akuzat nuk qëndrojnë.

Kjo bëri që vendimi për ish-ministrin të shtyhej nga Gjykata për në datën 19 shtator.

Pas seancës me dyer të mbyllura, Tahiri foli për mediat, ku nuk munguan as deklaratat e forta.

Teksa shpjegoi përpara gazetarëve akuzat e Prokurorisë, Tahiri përmendi edhe emrin e kryeministrit Rama, duke theksuar se nëse ai ka harxhuar 20 milionë euro për fushatë, siç akuzohet, hetimi duhte të shkonte deri tek kryeministri.

Ai tha:

Nëse unë kam harxhuar 20 milionë Euro për fushate, siç pretendohet, Prokuroria duhet të kishte bërë hatanë dhe hetimi duhet të shkonte deri tek Rama."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/