JOQ Albania
Home

I pa që po keqtrajtonin një qen/ Turisti rus ndërhyn, dy të rinjtë nga Vlora e ‘kapin në dru’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një turist rus raportohet të jetë dhunuar nga dy të rinj shqiptarë.

Sergey Dzambula, i cili po qëndron me pushime në Vlorë, ka denoncuar dy të rinj nga qyteti bregdetar.

Dzambula është shprehur se ka parë dy të rinj duke keqtrajtuar një qen dhe ka ndërhyrë për t’i ndaluar. Por, si duket ata e kanë lënë qenin dhe i janë kthyer turistit duke tentuar t’i marrin celularin.

Veç përpjekjeve për t’i marrë celularin, raportohet gjithashtu se ata e kanë dhunuar fizikisht rusin.

Sipas Dzambula ngjarja ka ndodhur në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/