JOQ Albania
Home

Mavraj i kthehet sërish Rudi Vatës: Më sulmo mua, jo kombëtaren
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/09/2019 15:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Debati mes ish-kapitenit të kombëtars, Rudi Vatës dhe kapitenit aktual, Mërgim Mavrajt vazhdon.

Vata tha publikisht se Mavraj duhet të largohet nga kombëtarja, ndërsa ky i fundit e injoroi duke thënë se njeh vetëm Fatmir Vatën.

Kaq mjaftoi që Rudi Vata t’i përvishej sërish duke i vënë në pah se ç’do futbollist ka një limit. Së fundmi ka qenë radha e Mërgimit për kundërpërgjigje.

Për Panorama Sport, Mavraj u shpreh:

Kombëtarja është në një moment të vështirë. Nuk dua t’i përziej hallet e Kombëtares me hallet e mia personale. Nëse më gjuan mua, por jo shokët e mi, atëherë unë jam mirë."

Kjo deklaratë, duket më shumë si një tërheqje me stil e qendërmbrojtësit, duke qenë se sot përfaqësuesja luan një ndeshje delikate me Islandën dhe ai nuk do të vazhdojë më ky debat.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/