JOQ Albania
Home

I morën nga rruga dhe i punësuan, ky është qyteti ku të pastrehët po paguhen me nga 9 dollarë në orë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 14:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Little Rock është kryeqyteti i shtetit të Arkansas në SHBA. Por, Little Rock është gjithashtu edhe qyteti kur të pastrehët mund të paguhen me 9.25 dollarë në orë për të mbledhur mbeturinat nga rruga.

Programi, i cili mban emrin “Bridge to Work” ose ‘Ura Drejt Punësimit’, ka si qëllim që të ‘sjellë në vete’ të pastrehët duke i vënë në punë.

Sipas MailOnline, si fillim ky ishte një projekt eksperimental që pritej të zgjaste vetëm 6 muaj, por kryebashkiaku Frank Scott Jr mbeti aq i kënaqur nga rezultati sa propozoi që të zgjatej deri në shtator të vitit 2020.

Për realizimin e kësaj skeme, që menaxhohet nga ‘Canvas Community Church’, janë vënë në dispozicion 80,000 dollarë nga qyteti.

Pastori Paul Atkins u shpreh për mediat:

Jemi shumë të entuziazmuar për këtë projekt dhe shpresojmë që të jemi të aftë që ta mbajmë vrullin ".

Pjesëmarrësve në projekt u është ofruar edhe trajtim fizik e mendor, intervista pune dhe për disa prej tyre edhe një çati ku mund të fusin kokën.

Deri më tani janë punësuar rreth 380 persona. Ata punojnë në skuadra me nga 8 persona dhe deri më tani kanë punuar për rreth 1,832 orë duke mbledhur më shumë se 2,000 qese mbeturinash.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/