JOQ Albania
Home

Kishin vetëm dy ditë pa u parë, përqafimi i dy shokëve të vegjël do ju zgjasë jetën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 13:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është momenti kur dy shokë të ngushtë, secili nga dy vjeç, takohen gjithë ngazëllim pasi kishin vetëm dy ditë pa u parë.

Takimi emocional mes djemve Maxwell dhe Finnegan u publikua në rrjet nga babai i njërit prej tyre. Pamjet gazmore janë filmuar në një rrugë në qytetin e Nju Jorkut.

Qëkur është publikuar të dielën, videoja është parë më shumë se 11,000 herë dhe ka marrë një numër të madh komentesh nga njerëz të ndryshëm që admirojnë miqësinë fëmijëve.

Dy të vegjlit janë takuar për herë të parë përpara një viti dhe babai i Maxwell-it thotë se dy djemtë tashmë janë të pandashëm.

Në një postim tjetër, babai shpjegon se dyshja ishin shumë emocionuar që takoheshin pasi nuk ishin parë me njëri-tjetrin prej dy ditësh.

Bashkë me videon, ai shkruante:

Është e enjte. Këta të dy kanë që të martën që nuk shihen. Kaq shumë ndjenja…jam shumë mirënjohës.”

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/