JOQ Albania
Home

Rrëfimi i taksistit të marrë peng: Më morën 2 mijë €, më thanë nuk do të lëvizësh, do të pish me ne
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/09/2019 12:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa ditë më parë në mes të qytetit të Elbasanit, një taksist u mbajt peng për disa orë dhe më pas u grabit. Viktima e grabitjes ishte taksisti Andi Vyshka.

Sikurse raportoi policia, Thanas Bejko, 33 vjeç dhe Ertis Skilja, 42 vjeç, pronar i lokalit dhe shoku i tij, kanë parë që taksisti Andi Vyshka, kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, ka pasur një shumë prej 2000 eurosh me vete,  ia kanë grabitur dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte. Me këto para sipas dëshmisë së Vyshkës, ai do të paguante shkollën e vajzës.

"Ngjarje e rëndë. Jam grabitur me dhunë nga personat në  lokal. Më kanë mbajtur peng deri në orën 2 të mëngjesit, derisa sa gjeta mundësinë që të lajmëroja policinë. 2000 euro më kanë marrë. Do paguaja shkollën e gocës", kështu deklaroi ai menjëherë pas ngjarjes.

Tashmë Shqiptarja ka zbardhur më shumë detaje lidhur me ngjarjen, referuar dëshmisë së vetë taksistit të grabitur, Andi Vyshka.

Vyshka ka treguar se është sulmuar nga Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, duke e marrë forcërisht dhe duke e detyruar me zor që ai të pijë së bashku me ta birra dhe mall në lokal. Në këtë moment i marrin portofolin ku kishte 2000 euro që i kishte planifikuar të paguante shkollën e lartë për vajzën e tij. “…ti nuk do të lëvizësh më nga këtu dhe do të pish me ne…”-i kanë thënë dy personat.

"Beko dhe Skilja porositën birra për vete dhe i jepnin Andi Vyshkës me zor të pinte birra. E mbanin me zor, kundër vullnetit të tij dhe ndenjën në kat të parë te lokali duke pirë birra me zor, rreth një orë, pastaj e hipën në kat të dytë me forcë duke e sharë dhe kërcënuar që do ta vrisnin, do ta zhduknin po të lajmëronte policinë dhe i morën dhe telefonin.

Në katin e dytë ai ka qëndruar deri në orën 02:30 të natës së bashku me Thanas Bekon dhe Erist Skilja, të cilët e mbajtën peng për ta grabitur. Ata pinë "mall", kokainë nëpërmjet hundës si dhe i dhanë edhe Vyshkës me zor, me dhunë, duke e gjuajtur me grusht të dy në fytyrë duke e kërcënuar, kërcënuar që të pinte drogë me zor. Ata ia futën me zor, me dhunë në gojë dhe hundë drogën si dhe vazhdonin ti jepnin alkool dhë vazhdimisht e gjuanin me grushta e shkelma.

Ata ia grisën bluzën, i grisën pantallonat, e kanë bërë me shenja në fytyrë, ka dëmtim në brinjë dhe te këmbët si e te nofullat. Thanasi ia shqeu bluzën dhe i veshi një bluzë tjetër ngjyrë blu të cilën e ka të veshur aktualisht. Ai fillimisht kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtëra, ngjyrë si kafe e celët me shkronja përpara.

Ai sqaron se e kanë keqtrajtuar dhe dhunuar për shumë orë me qëllim për ta grabitur pasi ai nuk ka patur më parë probleme me këta shtetas. Në orën 02.30 ata e liruan, i dhanë telefonin si dhe kuletën bosh pa lekë duke i thënë: “…ik në shtëpi dhe mos guxo të lajmërosh në polici…”. Por Vyshka sa hypën në makinë lajmëron menjëherë policinë, e cila erdhi dhe e shoqëroi në Komisariatin e Elbasanit.

Pas kallëzimit policia e Elbasanit ka arrestuar Thanas Bekon dhe Erist Selamin, për akuzën e “Vjedhjes me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise”e kryer në bashkëpunim. Ndërsa në pranga kanë përfunduar dhe dy kamarierët e lokalit të Ilir Bekos, Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli.

Të katër të arrestuarit kanë dalë dje para gjykatës së Elbasanit ku janë njohur me masën e sigurisë. Gjatë shqyrtimit gjyqësor për Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, prokuroria kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” por gjykata vendosi lënien e tyre në “arrest shtëpie”. Ndërsa për dy kamarierët Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, shkruan Shqiptarja.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/