JOQ Albania
Home

Nisin protestat për ujin e pijshëm, banorët: Na vjen ujë me baltë, pijeni ju!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/09/2019 12:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Siç duket, Tirana nuk është i vetmi qytet i Shqipërisë që prej shumë ditësh është duke u përballur me një mungesë të theksuar të ujit në çezma. Probleme me ujin e pijshëm, i cili nuk është aspak i konsumueshëm, kanë edhe banorët e fshatrave Rembec dhe Oman në Korçë.

Ata kanë dalë në protesta ditën e sotme dhe dëshmojnë mungesën e ujit. Njëri prej tyre, për kamerat tregon edhe një napë të nxirë nga llumi. Kjo është napa me të cilën ai detyrohet të kullojë ujin që i vjen një herë në shumë kohë në çezmë.

Banorët shprehen:

Pijeni ujin që kemi pirë ne! Kemi vite pa ujë, por ka një vit që nuk vjen uji fare, nga një orë. Dhe kur vjen është i ndotur. Jemi 400 familje në Oman, pa ujë dhe doktor”.

Ata paralajmërojnë se do të bllokojnë dhe shkollën nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.

Banorët shprehen se do të vazhdojnë protestën deri sa të zgjidhin problemin e tyre.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/