JOQ Albania
Home

“Kam astmë, mos e bëni!”/ Publikohen audiot e bisedave nga momentet e fundit të gazetarit saudit Jamal Khashoggi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 12:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një kohë që po bëhet pothuajse një vit nga eliminimi i gazetarit saudit, Jamal Khashoggi është publikuar një transkript që tregon momentet e fundit të tij.

Materialet, të cilat publikohen për herë të parë, janë regjistruar me anë të disa mikrofonave të fshehtë që ndodheshin në ambientet e konsullatës saudite në Stamboll.

Regjistrimet tregojnë sesi skuadra që ishte ngarkuar me eliminimin e gazetarit vepruan për t’i marrë jetën.

Ata i referoheshin Khashoggi-t si ‘kafsha që do të sakrifikohet’.

Më tej, personat që e kishin marrë peng, dëgjohen teksa si thonë Jamal-it që të kontaktojë me të birin, përpara se t’i vendosnin një qese në kokë për t’i marrë frymën.

Ndërsa i vënë qesen në kokë, Khashoggi dëgjohet të thotë:

Kam astmë. Mos e bëni, do më mbysni.”

Regjistrimet nga momentet e fundit të gazetarit saudit janë publikuar 11 muaj pasi ai u nda nga jeta prej medias turke Daily Sabah.

Pasi ia morën frymën me qesen plastike, minuta më vonë në sallë dëgjohet zhurma e një sharre autopsie. Trupi i Jamal Khashoggi u nda në pjesë, u vendos nëpër ‘valixhe’ të ndryshme dhe nuk u gjet më kurrë.

Khashoggi shkoi në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe nuk doli më i gjallë prej atje.

Arabia Saudite e ka pranuar se ekzekutimi i Khashoggi-t ishte një veprim i paramenduar i kryer nga agjentë të qeverisë, por sqaruan se ato ishin ‘elementë dezertues’ që vepruan pa autorizim zyrtar.

Pavarësisht pretendimeve të Arabisë Saudite, një person i caktuar nga Kombet e Bashkuara për të investiguar rastin thotë se ka prova të besueshme që lidhin Princin e Kurorës Mohammed bin Salman me ekzekutimin e gazetarit.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/