JOQ Albania
Home

U dogj për vete për të shpëtuar të voglin me trup, fotoja e nënës koala bën xhiron e rrjetit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 11:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fotoja e një koala femër, e fotografuar në Australi po bën xhiron e rrjetit.

Nëna koala është fotografuar në një zonë rurale të Australisë ndërsa mbronte të voglin e saj nga flakët që kishin rënë më herët në pyje.

Sipas skuadër që e shpëtoi, vetë ajo kishte të djegura në trup, por i vogli kishte mbetur i paprekur.

Krijesa e gjorë u zbulua fillimisht nga policia në Canungra, të premten. Nëna u gjet e ulur sipër një peme të rrëzuar në tokë, ndërsa në qafe dhe veshë kishte shenja djegieje, ndërsa të voglin e mbante të sigurt me trupin e saj.

Si nëna ashtu edhe i vogli janë tashmë të sigurt.

Peter Waugh u shpreh për mediat:

Gjithçka rreth tyre ishte e djegur shkrumb e hi. Kur i gjetëm, dukej sikur ajo ndodhej sipër të voglit, sikur po e përkundte."

Skuadra që i shpëtoi publikoi një foto të tyren në Facebook dhe që prej atëherë fotografia është bërë virale në rrjet.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/