JOQ Albania
Home

Vazhdojnë skandalet me PS, PD i kërkon prokurorisë të verifikojë një tjetër kryebashkiak socialist
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/09/2019 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër denoncim i PD godet zyrtarë të Partisë Socialiste, që kanë dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Kësaj radhe Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Mark Babanit, kryetar i Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- thuhet në shkresën e Partisë Demokratike.

PD ngre dyshime të arsyeshme se Mark Babani ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/