JOQ Albania
Home

“Profesor dështakësh, Neritan Sejamini miku i Hajdin Sejdisë, vjehrrit të Lulit e Fazlliçit”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/09/2019 11:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse njihet, si “busull me shigjetë të ndryshkur” qysh në “ujërat e zeza” të viteve 1991-1997, si drejtor e kryekëshilltar i piramidave me Hajdin Sejdinë e Nikolla Arsidin në presidencë, kryeministri e disa ministri; “gjimnasti” partiak Neritan Sejamini, vazhdon të hiqet si mendimtar i klasit botëror; aq sa në një emision televiziv; me idetë, filozofitë dhe platformë-prognozat e tij euro-globale, “zuri mat” edhe politologët Kujtim Gjuzi, Lefter Maliqi e Ulsi Manja.

“Pamfleti” raporton për një “bilanc” dështakësh e të djegurish në karrierë pa e nisur ende; të cilët, kundrejt pagesave janë “këshilluar e kualifikuar” nga “profesor” Neritan Sejamini; në kurset, seminaret e Workshop-et, që ka organizuar ky politolog lidership global dhe disa “zara” të tij, në bashkëpunim me sekserë rektorët e 10 universiteteve shtetërore e privatë.

Risultati immagini per neritan sejamini

Sipas informacionit, qysh prej vitit 2005, kur braktisi detyrën si kryekëshilltar i Fatos Nanos, kur ai ra nga pushteti; dhe “sejmen” Sejamini u rikthye në “folezën” e vjetër Berisha-Gazidede si “KOP“-ist; me OJF e tij “Qendra Europiane”, duke keqpërdorur logon dhe fondet e “IDMC-BE”; ka “trajnuar” 2100 studentë e të rinj me ambicie të sinqertë, për t’i bërë politikanë e drejtues shteti, me karrierë të suksesshme.

Por, rezultati tregon, se përveç Ervin Salianjit të “Republikës së Re” dhe Gent Cakajt të “Rilindjes” (kursant); njeri i mbështetur nga Çili-Basha e tjetri nga Rama-Batoni; asnjë tjetër nuk ka mundur të bëhet pjesë e politikës, qeverisjes, pushtetit lokal; madje për shkak të koncepteve që kishin formuar tek kurset “Sejamini”, nuk janë ftuar as në debatet: “Politika publike dhe qeverisja”.

Risultati immagini per neritan sejamini

Fatkeqësia e të rinjve, që ëndërrojnë të bëhen politikanë, duke dëgjuar mendjen e Neritanit; është se ndoshta, ata nuk e dinë; që “profesori” ka vetëm histori dështimi si krye-këshilltar i krerëve të politikës e pushtetit të këtyre 30 viteve në Shqipëri; aq sa përveç Bashës që e ka rikthyer përsëri, të tjerët majtas-djathtas që e “kanë ngrënë” prej tij, nuk e pranojnë as për kafe; nga frika se i këshillon ta pinë me shiringë.

Mos u çuditni, por aq i “frytshëm” është “sejmen” Sejamini si këshilltar, sa humbi edhe vetë kur kandidoi për deputet i PD në vitin 2005; madje asfiksoi dhe partinë e Gjergj Bojaxhiut, kur u bë kryekëshilltar i tij, pasi e përzuri Sali Berisha, të cilin e rrëzoi nga pushteti me humbje të thellë.

Risultati immagini per neritan sejamini

Ja tre fakte nga trajnimet:

– Në datën 8 prill 2016, ka trajnuar 53 veta në Tiranë, por asnjë prej tyre nuk ka mundur të bëhet pjesë e grupeve politike, apo e shërbimeve lokale.

– Në datën 16 prill 2016, në qendrën Rinore “ARKA-Shkodër”, ka trajnuar 23 të rinj nga Shkodra Puka, Kopliku, por asnjë prej tyre, nuk ka mundur të bëhet pjesë e grupeve politike.

– Në datën 13 maj 2016; në Vlorë ka trajnuar 30 të rinj nga Vlora, Fieri, Gjirokastra, Përmeti; por asnjë prej tyre nuk ka mundur të bëhet pjesë e grupeve politike, apo e shërbimeve lokale.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/