JOQ Albania
Home

“Duhet të veprojmë shpejt, është 100 për qind e sigurt që Toka do të goditet nga një asteroid”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 11:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Toka ka 100 për qind shanse që të goditet nga një asteroid. Të paktën kështu ka paralajmëruar një specialist asteroidesh.

Profesori Greg Leonard, nga Universiteti i Otago-s në Zelandën e Re, shkruan në librin e tij të ri të titullar End of Times: A Brief Guide to the End of the World ose Fundi i Kohëve: Një Guidë e Shkurtër Drejt Fundit të Botës, se nëse njerëzit duhet të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në librin e tij, Leonard thotë gjithashtu se nëse njerëzimi nuk bën diçka parandaluese ose një Plan B në kohë, Toka thjesht do përballet me fatin e saj dhe do të goditet nga një asteroid.

Duke folur për Mirror, profesori u shpreh:

Nëse nuk bëjmë asgjë, herët ose vonë, ekziston 100 për qind shansi që do të na godasë.”

Gjithsesi, NASA thotë se deri më tani nuk ka asteroidë apo meteorë që aktualisht të ndodhen në një trajektore që mund të përplaset me planetin tonë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/