JOQ Albania
Home

Qëlloi për t’i marrë jetën një personi/ Plumbi bën rikoshetë dhe i kthehet mbrapsht, dalin pamjet nga incidenti fatal
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/09/2019 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë 20-vjeçar, që ishte nisur për të kryer një atentat, ka përfunduar duke i marrë jetën vetes.

I riu qëlloi në drejtim të një personi, por plumbi bëri rikoshetë me një automjet dhe iu kthye mbrapsht.

Ndërkohë tashmë në media janë publikuar edhe pamjet e para nga incidenti që rezultoi me pasoja fatale për qëlluesin. I riu që hapi zjarr ndërroi jetë në një rrugë në Sydenham, Londra Jugore, pak përpara orës 4 të pasdites, të dielën.

Dëshmitarët okularë, që panë gjithçka, u shprehën për mediat se panë një burrë me të zeza duke bërtitur me të madhe ‘qëlloi veten, ai qëlloi veten!"

Më pas në vendin e ngjarjes u shfaqën edhe dy bashkëpunëtorë të tij, të veshur me veshje të ngjashme e më pas ia mbathën që të tre. Dëshmitarët thonë se ata ishin të gjithë pjesë e së njëjtës bandë.

Nga pamjet e publikuara duket edhe një person tjetër me celular në dorë, duke telefonuar urgjencën.

Një burrë është arrestuar në lidhje ngjarjen dhe mbetet në paraburgim në një stacion policie në jug të Londrës ndërsa janë hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/