JOQ Albania
Home

Andi Lila rrëfen skandalin: Rama na i dha si heronj, Gent Cakaj na hoqi pasaportat diplomatike
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/09/2019 9:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Andi Lila, ka zbuluar së fundmi një tjetër skandal sa i përket sjelljes së shtetit dhe politikës shqiptare me futbollin dhe veçanërisht ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Pikërisht në momentin që ekipi kombëtar po merr disa rezultateve negative, vjen edhe gjesti i turpshëm nga ministria e jashmte.

Pasi u kualifikuan në Europianin e vitit 2016, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka pritur si heronj futbollistët e Kombëtares madje iu dhuroi edhe pasaporta diplomatike të gjithë lojtarëve.

Por, me mbërritjen e ministrit të ri, Gent Cakaj dhe me këtë krizë që po kalon momentalisht kombtarja, lojtarëve kuqezinj u është hequr edhe dekorimi me pasaporta diplomatike

Këtë e ka pohuar vetë Andi Lila për “Procesi Sportiv:

Dua të them një skandal që ka ndodhur. Dekorimin që na bëri kryeministri Rama, na e hoqi ky ministri i ri i jashtëm që ka ardhur, Gent Cakaj. Është vërtet e pakuptueshme. Pas gjithë asaj që bëmë në ato kualifikuese dhe asaj që kemi bërë në Beograd me Serbinë u pritëm si heronjë dhe tani na dërgojnë në “humnerë”. Kjo është 100% e vërtetë”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/