JOQ Albania
Home

E hoqën nga lista, i riu shqiptar që kandidonte për deputet: S’dua ti shoh të rinjtë duke ikur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/09/2019 8:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I riu Shkumbin Demolli, i cili disa ditë më parë bëri me dije se po kandidon për deputet në këto zgjedhje jo të zakonshme në Kosovë,ka folur për mediat vendase, pasi ka mësuar se është larguar nga listat zgjedhore nga Milaim Zeka, kreu i partisë Euroatlantike të Kosovës, nën siglën e së cilës ai kandidonte.

I ftuar në emisionin “FRONTAL”, Demolli ka thënë se nuk ka nevojë për një rrogë deputeti, duke lënë të kuptojë se përfitimi monetar është gjëja e fundit që e ka shtyrë t’i futet kësaj rruge.

Ai bën me dije se nuk do të shikojë rininë e vendit të tij duke ikur nga vendi, teksa deputetët nuk bëjnë asnjë gjë për të ndryshuar situatën.

Shkumbini thotë:

Nuk jam i nevojshëm për rrogën e deputetit. Por nuk dua që ti shoh qytetarët e Kosovës të ikin prej vendit”.

Ndër të tjera ai ka thënë se qytetarët do ta ndëshkojnë partinë e Zekës për veprimin që ka marrë duke larguar Demollin nga lista për deputet.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/