JOQ Albania
Home

Aksident pranë stadiumit Dinamo, “Benzi” përplas këmbësoren
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/09/2019 8:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident është regjistruar rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë stadiumit Dinamo, në Tiranë.

Automjeti, referuar raportimeve tip "Benz" me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe  e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja  M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/