JOQ Albania
Home

Pr.ligji i Ramës për “kapjen” e mediave, Soreca kërkon rol më të madh të AMA-s
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/09/2019 8:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka kritikuar projektligjin e qeverisë për mediat online.

Gjatë ceremonisë për shpërndarjen e Çmimeve të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative në Shtëpinë e Europës në Tiranë, Soreca tha se lajmet e rreme dhe dezinformimi gërryejnë besimin e publikut në gazetari dhe në institucionet publike, çka pengon që e gjithë shoqëria të ecë përpara.

Sipas ambasadorit është e rëndësishme të kuptohet se si të adresohet dezinformimi duke respektuar parimin e lirisë së shprehjes.

Soreca tha:

Në Shqipëri ka nisma të vazhdueshme ligjore të qeverisë për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve mediatike. Komisioni Evropian fillimisht kishte kërkuar që këto iniciativa të përafroheshin plotësisht me Shërbimet e Mediave Audio-Vizive të BE-së dhe direktivat e E-Tregtisë. Edhe pse shqetësimet kryesore të mëparshme në lidhje me acquis e BE-së duket se janë adresuar, pajtueshmëria e plotë e draft amendamenteve me standardet e lirisë së shprehjes duhet ende të sigurohet. Kur bëhet fjalë për trajtimin e dezinformimit, ndërsa ndajmë shqetësimet e autoriteteve shqiptare në lidhje me dezinformimin, Komisioni rekomandon qasje që janë më pak të ashpra, bazuar në një qasje të vetërregullimit. Kjo është qasja që Komisioni Evropian propozon në Komunikimin e tij mbi “Trajtimin e dezinformimit në internet “. Ne mendojmë se standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave janë thelbësore për zhvillimin e mediave të forta dhe pluraliste, dhe duhet të merren parasysh plotësisht nga autoritetet shqiptare.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/