JOQ Albania
Home

Shfaqet ariu në qytetin shqiptar, bën kërdinë e mbyt 14 krerë dhi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/09/2019 8:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një problem i madh u shfaq disa ditë më parë në Prizren, pasi kafshët shtëpiake dhe bagëtitë nisën të mbyteshin dhe të zhdukeshin njëra pas tjetrës. Shkak dyshohet të jetë bërë një ari, i cili është shfaqur në zonë prej datës 5 shtator.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Prizrenit për mediat vendase. Ka qenë Shaban Osmanollaj ai që ka folur për “Express” në lidhje me këtë fenomen dhe rishfaqjen e ariut.

Personi në fjalë është shprehur:

Ariu është shfaqur sërish. Kemi dalë në vend të ngjarjes policia dhe nga ministria. Ai ka mbytur 14 krerë dhi, në disa vende. Është shfaqur me datë 5 shtator”.

Disa muaj më parë Agjencia e Pyjeve kishte lëshuar urdhrin për vrasjen e këtij ariu, për shkak të dëmeve që ai po shkaktonte. Mirëpo, një vendim i tillë nuk u pëlqeu banorëve të zonës, të cilët, edhe pse ishin të dëmtuar, kanë kërkuar që kafsha të mbahej në jetë.

Pas shumë thirrjeve të shumta, Ministria e Bujqësisë dha urdhër që ariu të mos mbytej.

Foto ilustruese

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/