JOQ Albania
Home

Ish-ambasadori serb ia thotë copë Vuçiç: Kosova është humbur, vetëm politikanët e pasinqertë nuk e pranojnë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/09/2019 7:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Kosova është humbur dhe nuk duhet të merret më me këtë çështje. Një gjë  të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pa sinqertë. Ajo betejë  është humbur ", kështu i është drejtuar ish-diplomati serb, Milan St. Protiç, presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ish-ambasadori i Serbisë në Washington, Protiç thotë se ofensiva e fundit e SHBA’së për të zgjidhur problemin  mes Prishtinës dhe Beogradit vjen si rezultat i zgjedhjeve presidenciale  që do të mbahen në Amerikë në vitin 2020.

“SHBA-ja u fut në ofensive sa i përket zgjidhjes së çështjes së  Kosovës, sepse u vlerësuar që një zgjidhje mund të arrihet para  zgjedhjeve presidenciale”, ka shtuar ish-diplomati serb, shkruan Gazeta Express.

Protiç madje angazhimin aktual të SHBA’së e krahason me atë të para  disa viteve, kur u arrit Marrëveshja e Dejtonit pas dështimit të Evropës  që ta bindte Millosheviçin për bashkëpunim.

Sipas tij aktualisht Kosova nuk është tema kryesore globale, por që  në rast të ardhjes së Joseph Biden si demokrat në krye të SHBA’ve, thotë  se interesi për Kosovën mund të rritet.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/