“Me të sëmurin brenda”/ Ambulancës në Tiranë i bie goma në mes të rrugës, por s’ka tjetër rezervë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.09.2019, 22:53

Përkundër propagandës qeveritare, Shëndetësia në Shqipëri vijon të përballet me probleme të mëdha.

Ndonëse qeveria dhe ministria përkatëse përpiqen t'i fshehin, janë qytetarët ata që përmes denoncimeve të tyre, vënë në pah situatën e rëndë të Shëndetësisë.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku tregon një incident të ndodhur me një nga autoambulancat e kryeqytetit në Sauk.

Sipas asaj që qytetari na shkruan, para pak minutash, ambulancës së Senatoriumit, i ka rënë goma dhe ka ndaluar në rrugë, ndërkohë që i sëmuri ndodhet brenda.

Problemi nuk është incidenti me gomën, por mungesa e një gome rezervë që është më se e nevojshme për raste emergjente.

Siç shihet dhe në foto, mjekët kanë dalë jashtë në rrugë, ndërkohë i sëmuri, gjendja e të cilit nuk dihet, vijon të mbetet brenda ambulancës.

Po nëse një i lënduar në gjendje kritike do të transportohej nga ambulanca drejt spitalit, edhe mund të përsëritej i njëjti problem me gomën, kush do të mbante përgjegjësi nëse personi do të humbte jetën për shkak të vonesës?

Mesazhi i plotë

Para pak minutash,Autoambulancate te cilat sherbejne ne Tirane si autoambulanca Urgjencash. I ka rene goma,edhe mundte ti bie goma, por nuk kan nje tjeter rezerve. Cilado nga keto lloj autoambulancash,ka kushtuar nje thes me para buxhetit te shtetit. I semuri eshte brenda,sipas informacioneve. Keto ajen autoambulancat e rrilindjes,te cilat punojne non stop 24 ore ne 24,pasi cdo spital ka 3 te tilla,por ne to punojne gati 45 Mjek Infermire, dhe Shofer, ne secilen prejt yre punojne 5 apo 6 shofer. Ngjarja ka ndodhur ne Sauk,dhe sipas perllogaritje se shperndarjes ne pikat e te ashtequajtures Urgjence Kombetare,kjo Autoambulance i perket spitalit Senatorium. Pamja tregon qe,jo qe nuk i japin ndihme te semurit,por kan bllokuar edhe kominkacionin, kjo eshte katraura me Urgjencat ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine.

****

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit