“Po vdesin për bukën e gojës”, familja Kurti ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.09.2019, 22:17

Varfëria, kjo plagë e madhe e shoqërisë, që e shoqëron prej shekujsh Shqipërinë, ende vijon të jetë prezente në familjet shqiptare.

Ky fenomen haset kryesisht në zonat e thella, aty ku banorët janë lënë në harresë të plotë nga shteti dhe qeveria.

Janë me mijëra familje shqiptare që jetojnë në kushtre ekstreme varfërie.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku kërkon ndihmë për një familje që jeton në qiell të hapur dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Bëhet fjalë për familjen e Faik Kurtit nga fshati Spathar i Librazhdit, që ndodhet jo më larg se 3 kilometra nga qyteti.

Familja përbëhet nga tre anëtarë, kryefamiljari, Faiku rreth 80-vjeç, bashkëshortja e tij rreth 60-vjeçe dhe djali i tyre i sëmurë 30-vjeçar.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, kushtet në të cilat kjo familje jeton, janë vërtet të mjerueshme.

Shtëpia e vjetër në të cilën banojnë është gati të shembet, çatia pikon ujë sa herë që bie shi,

Ndonëse anëtarët e kësaj familje e kanë të pamundur të punojnë, shteti dhe bashkia e Librazhdit i kanë lënë në harresë dhe në mëshirë të fatit, edhe pse iu kanë bërë premtime sa herë që kanë pasur nevojë për vota.

Sipas qytetarit që na dërgon mesazhin, kjo familja Kurti po vdes për bukën e gojës.

Pasi institucionet përkatëse i kanë lënë në mëshirë të fatit, e vetmja shpresë për anëtarët e familjes Kurti janë shqiptarët dhe zemërgjerësia e tyre.

Mesazhi i plotë:

Doja te beja publike kte familje qe eshte nga fshati i librazhdit ne qill te hapur shikoni ne cgjendje jan por bashkia e librazhdit shikon e mbjell peme ne librazhd kta jan ne qill te hapur kastiot gurra rilindja e vdekur ju lutem publikoni kte familje ju lutem. Po e coj ne cdo medja po ke ju kam.shume besim.. Ne fshatin spathar afer qyteti te librazhdit 3 kilometra nga librazhdi eshte nje familje i ati me te birin edhe e ema 80 vjec jan ne kushte katastrofe. Shteti nuk merr mase as per nje gje jan te semure nuk jan ne gjendje te punoje Ai eshte faik kurti nga fshati i spatharit mosha 80 vjec eshte e ema 60 vjec faiku 30vjec djali jan te semure se nr dhogari bankare nuk kan po ta bejme qe ju ka dhen shume.her premtime.bashkia asgje sju ka ber vetem.beni publike kta po vdesin per buken e gojes."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit