JOQ Albania
Home

Banka u depozitoi gabimisht 120,000 dollarë në llogari, çifti i bën ‘tym’ me pushime e makina luksoze
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/09/2019 13:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift nga Pennsylvania kanë bërë ‘namin’ me blerje pasi banka u depozitoi gabimisht plot 120,000 dollarë në llogarinë e tyre.

Llogaria bankare e Robert Williams dhe Tiffany Williams u mbush si me ‘magji’ me 120,000 dollarë, të cilat ishin depozituar gabimisht më 31 maj.

Por, në vend që të njoftonin bankën, çifti nga Montoursville u kujdesën që të harxhonin sa të kishin mundësi për dy javë e gjysmë. Mes datave 3 dhe 19 qershor dyshja blenë një numër të madh automjetesh si dhe motorash.

Thuhet gjithashtu se ata i harxhuan paratë për të paguar fatura, për të riparuar dhe blerë makina si dhe i dhanë rreth 15,000 dollarë një miku në nevojë.

Përpara gabimit të bërë nga banka, dyshja kishin në llogarinë e tyre vetëm 1,121 dollarë.

Pasi e kuptoi gabimin, banka i mori në telefon Robertin dhe Tiffany-n, por ata i thanë se shumicën e parave i kishin shpenzuar dhe u zhdukën derisa u vunë në pranga nga policia.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/