JOQ Albania
Home

Do të martohet me një kriminel të rrezikshëm, flet 41-vjeçarja: Mund të më lëndojë por të gjithë do të vdesim një ditë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/09/2019 11:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua britanike pritet që të martohet me një burrë shumë te rrezikshëm nga SHBA-të dhe e ka pranuar se një ditë mund t’i marrë edhe jetën.

Burri i saj i ardhshëm është vrasës në seri, por si duket Tracy Bottomley nuk e ka aspak problem këtë pjesë.

41-vjeçarja, e cila është nga Shipley, Yorkshire Perëndimor, nuk e ka takuar kurrë të fejuarin e saj, por thotë se është e përgatitur që të përballet me anët e tij të ‘errëta’.

I fejuari i saj, Ernest Otto Smith, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2006 pasi i ka marrë jetën një gruaje dhe një burri.

Tracy thotë se ajo ka nisur të flasë me Ernestin falë një skeme që i lejon të burgosurit të shkëmbejnë letra me njerëz të caktuar në vitin 2018.

Dy ‘zogjtë’ e dashuruar u lidhën shpejt me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë bërë të ‘pandarë’.

Ajo tregon:

Ernest nuk më frikëson, nuk jam tipi që trembem kollaj. Po, ai është vrasës në seri, ka kryer disa vrasje, por unë i kuptoj rreziqet e asaj që mund të ndodhë dhe vazhdoj ta dua."

Më tej ajo shton se fundja ‘të gjithë do të vdesim një ditë’.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/