JOQ Albania
Home

Doli të bënte sherr me shoferin e kamionit por harroi të ngrinte frenat e dorës, gruas i merr tatëpjetën makina
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/09/2019 10:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua për pak sa nuk shkaktoi një ‘lëmsh’ të madh automobilistik kur doli nga makina e saj për t’u zënë me shoferin e një kamioni.

Në një video të shpërndarë në rrjet, një grua duket teksa del gjithë nerva për të bërë sherr me një shofer tjetër, por kishte harruar një detaj të vogël….frenat e dorës.

Në momentin që ajo zbriti dhe u drejtua tek kamioni, makina e saj nisi të merrte tatëpjetën e vetme.

Në atë moment shoferi i kamionit e paralajmëron zonjën se makina e saj ka marrë rrugën e vetme. Ajo më pas niset me vrap që të marrë sërish kontrollin e automjetit.

Videoja, disi gazmore, është ndarë në rrjet nga Scott McCready, i cili shpjegonte se pamjet ishin filmuar nga një miku i tij, gjatë një incidenti në rrugë rreth orës 10 të mëngjesit.

Pasi frenoi makinë, gruaja kthehet sërish tek shoferi i kamionit për të vazhduar sherrin. Sa i përket videos, pasi u publikua në Twitter, një numër shumë i madh njerëzish kanë kanë komentuar.

Një prej tyre shkruante:

Nuk besohet që i the që po i ikte makina, unë thjesht do e kisha parë teksa ecte vetë."

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/