JOQ Albania
Home

Fotoja fantastike u hap punë dy të rinjve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/09/2019 9:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift i ri ka gjetur veten në telashe pasi kanë arritur të realizojnë një fotografi shumë të bukur, por edhe të rrezikshme. Imazhi i tyre është bërë viral në rrjetet sociale. Dy të rinjtë janë fotografuar teksa qëndrojnë të varur në majë të një shkëmbi, në Humantay Lagoon, Peru.

Fotoja është realizuar nga blogerët udhëtarë, 33-vjeçarja Kelly Castille dhe i dashuri i saj, 32 vjeçari Kody Workman, me origjinë respektive nga Louisiana dhe Michigan.

Fotoja tregon Kellyn, e cila varet në shkëmb, teksa duart i mban tek i dashuri dhe një këmbë e mbështet tek shkëmbi. Kody, nga ana tjetër, është ulur në buzë të shkëmbit.

Teksa çifti priste të kishte sukses me këtë foto mahnitëse, të shkrepur më 29 gusht, të dy janë ndeshur me kritika të shumta nga ndjekësit e tyre. Ata thonë se çifti ka rrezikuar dhe një herë më shumë jetën e tyre.

Të rinjtë akuzohen në komente të shumta se promovojnë rrezikshmërinë përmes fotove që publikojnë në Instagram. Nga ana tjetër, falë raportimeve të panumërta, drejtuesit e rrjetit social po marrin në konsideratë rrezikshmërinë e këtyre imazheve dhe mundësinë për fshirjen e tyre nga Instagram.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/