JOQ Albania
Home

U përfol se mund të largohej, Barcelona bën gjestin surprizues për Leo Messin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/09/2019 16:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak ditësh, qarkulloi një lajm se Leo Messi mund të largohej nga Barcelona në fundin e sezonit tjetër, madje falas pasi i mbaron kontrata në vitin 2021.

Së fundmi, skuadra e Barcelonës ka përgatitur planin për ta mbajtur Leo Messin në skuadër deri sa ai të mbyllë karrierën.

Kampionët e La Liga janë në bisedime të vazhdueshme me yllin argjentinas dhe agjentin e tij, për rinovimin e kontratës.

"Mundo Deportivo" shkruan sot se Barca po tenton ta bindë Leon që të nënshkruajë një kontratë të përjetshme me klubin katalanas.

Presidenti i skuadrës, Josep Maria Bartomeu, ka vendosur që ta mbajë lojtarin edhe më gjatë se viti 2021, kur kontrata e tij skadon. Synimi është kontrata pa afat.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/