JOQ Albania
Home

Imazhe të rënda/Mbeti i shtrirë 40 minuta mes Durrësit sepse ambulanca erdhi vonë, ndërron jetë burri
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 08/09/2019 13:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit.  Një person e ka përplasur makina teksa ishte duke kaluar rrugën.

Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se më skandalozja në gjithë këtë histori është se burrin e gjorë e lanë të shtrirë mes rrugës, për 40 minuta.

Ai tregon se ambulanca erdhi shumë me vonesë dhe se burri ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Po ashtu ai tregon se burri që u përplas nga makina ishte rreth 40 vjeç.

Mesazhi i plotë:

Ka 40 min  shtrir  ambulanca  akoma  ska ardh. Ne durres ne lagjen  15 spitall  durres  por  nderroj  jet  rruges  x ne spital. Rreth  tek  40 ishte."

Gjithashtu, ai ka nisur edhe disa pamje të rënda, ku shikohet burri i gjorë i shtrirë mes rrugës.

Ndërsa sipas qytetarit që ka shkruar ishte edhe një burrë tjetër që thoshte:

Hajde more ta marrin ta çojmë në spital, se ka vdekur shteti."

Komentet për këtë ngjarje skandaloze ju takojnë juve.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/