JOQ Albania
Home

Momenti i turpshëm kur na ngatërruan himnin/ “Tym” fytyrat e futbollistëve tanë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/09/2019 13:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod i turpshëm në historinë e futbollit u regjistrua mbrëmjen e djeshme para se të niste ndeshja Francë-Shqipëri.

Me sa duket organizatorët e Federatës Franceze nuk i kishin bërë mirë llogaritë dhe gjatë momentit të këndimit të himnit, në vend të atij kuqezi, në sfond nisi të luhej himni i Andorrës.

Futbollistët shqiptarë nuk kanë pranuar të luajnë dhe kanë qëndruar në vend duke mos vijuar me procedurën e shtrëngimit të duarve, teksa prisnin që të dëgjohej himni i tyre, himni i Shqipërisë. Deri sa situata u zgjidh, pas afërsisht 5 minutave kaos, u vendos himni dhe më pas gjithçka vijoi normalisht.

Gjatë momentit kur u luajt himni i Andorrës, janë fokusuar shprehitë e fytyrave të lojtarëve shqiptarë.

Disa të ngrysur e disa të çoroditur, u lexohet në fytyrë fyerja që i kanë bërë jo vetëm në fushë por të gjithë kombit shqiptar.

Ky gjest u pasqyrua gjerësisht në mediat botërore me tituj turpërues.

Në lidhje me këtë gafë, Presidenti francez Emauel Macron u ka kërkuar falje shqiptarëve duke e cilësuar si një gabim të patolerueshëm.

Ai ka vlerësuar reagimin e futbollistëve shqiptarë në reagimin e tij dhe ka thënë se e konsideronte të nevojshme shprehjen e një ndjese të sinqertë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/