JOQ Albania
Home

Van Dijk bën gati rinovimin me Liverpoolin, nuk do e besoni do jetë rroga e tij e re
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/09/2019 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sezoni i fundit ishte i jashtëzakonshëm për Virgil van Dijk me fanellën e Liverpoolit. Mbrojtësi holandez fitoi Champions Leaguen me ekipin anglez, ndërsa u shpall edhe futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.

Gjithashtu, ai është kandidat potencial për të vituar "Topin e Artë" këtë vit.

Të gjitha këto arritje kanë bërë që drejtuesit e Liverpoolit t’i ofrojnë menjëherë rinovimin e kontratës. Futbollisti ka pranuar dhe shumë shpejt do vijë dhe firma.

Sipas ‘Mirror’, kontrata e re do jetë 6-vjeçare dhe do ketë një rritje rroge të konsiderueshme për lojtarin holandez.

Gjiganti i mbrojtës të ‘The Reds’ pritet të fitojë nga kontrata e tij e re rreth 200 mijë paund në javë, nga 125 mijë sa fitonte deri më sot.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/