JOQ Albania
Home

Gafa me himnin e Shqipërisë bën xhiron e mediave të huaja, ja çfarë shkruajnë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/09/2019 10:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gafë trashanike ndodhi nga organizatorët e ndeshjes Francë-Shqipëri, teksa në momentin e himnit kuqezi, ata vendosën një himn tjetër duke shkaktuar kaos në stadium.

Lojtarët shqiptarë nuk pranuan të nisnin lojën deri sa kjo situatë u zgjidh dhe u vendos himni i kombit tonë. Ndërkaq, mediat e njohura botërore i kanë kushtuar një hapësirë të konsideruar kësa gafe.

“Sky Sports”, “Metro”, “The Sun”, “ESPN”, “Fox Sport”, apo edhe francezet si “Le Figaro” apo “L’Equpie” i kushtojnë një hapësirë të më madhe këtij momenti.

Nga ana tjetër, për italianet e “Gazzetta dello Sport”, apo “Corriere dello Sport” ky episod ka marrë vëmendje akoma më të madhe. Teksa luhej ndeshja, “Gazzetta” e kishte lajm të parë, ndërsa edhe “Corriere” e mbante në ballinën e faqes së saj online.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/