JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ Nami në Bllok, ky është lokali ku plasi sherri
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/09/2019 2:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Informacion paraprak

Pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Raportime të shumta nga dëshmitarë në vendngjarje kanë rrëfyer se në lokalin The Code ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas dëshmitarëve, një konflikt fizik ka degjeneruar mes disa personave të paidentifikuar për motive ende të paqarta.

Nuk është bërë ende e qartë nëse kanë qenë forcat e policisë ato që kanë shtirë për të neutralizuar situatën, apo personat e përfshirë në sherr.

Një person është vënë në pranga nga policia, ashtu siç duket në një video të publikuar pak më parë nga JOQ Albania.

Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se 12 persona janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë shoqëruar për posedim kokaine dhe armëmbajtje pa leje.

Dëshmi nga të pranishmit në vendngjarje:

Une isha ne fund dhe pati krisem arme por se di nese ishte gjuajtje apo perplasje e forte, por nuk zgjati 5 min nga ulerimat e sherrit dhe erdhi policia."
U gjujten tek rrugica e Dades. U degjuan zhurmat me arme dhe pas 1 minuti erdhen shqiponjat me motorra e sirena dhe ca police me kallash ne dore tu vrapu."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/