JOQ Albania
Home

Radhiti 10 djem njëri pas tjetrit, 39-vjeçarja bëhet më në fund edhe me një vajzë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/09/2019 0:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi u bë nëna e parë në Angli që kishte dhjetë djem njëri pas tjetrit, Alexis Brett iu dorëzua idesë se do te jetonte e rrethuar nga meshkujt.

Por, 39-vjeçarja sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 11-të dhe më në fund është një vajzë e vogël.

Duke njoftuar për ‘prurjen e re’ të enjten, nëna krenare tregonte se po kërcenin nga gëzimi si familje.

Ajo shkruante:

Prisja të më thoshin që do kishim një tjetër djalë. Por kur mora vesh që ishte vajzë nuk e mbajta dot më veten. U habita, por u gëzova në të njëjtën kohë. Tani ajo është këtu me ne, është një ndjenë e mrekullueshme.”

Vajza e vogël Cameron që tani ka filluar të ketë një efekt të pabesueshëm tek vëllezërit e saj që ‘variojnë’ nga mosha 2 deri në 17-vjeçare.

Çifti thonë tashmë që Cameron do të jetë fëmija i fundit. Ajo ka 10 vëllezër, Campbell, 17, Harrison, 16, Corey, 14, Lachlan, 11, Brodie, 9, Brahn, 8, Hunter,6, Mack, 5, Blake, 3, dhe Rothagaidh, dy vjeç.

Burimi:Daily Mirror|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/