JOQ Albania
Home

Ndeshjet e tjera/ Portugalia bën “poker”ndaj Serbisë, Turqia fiton në fund
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/09/2019 0:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveç humbjes së Shqipërisë 1-4 ndaj Francës, sonte janë luajtur edhe disa ndeshje të tjera të vlefshme për kualifikueset e Europianit, ku natyrisht nuk kanë munguar surprizat.

Portugalia ka fituar me shifrat 2-4 në Beograd ndaj Serbisë në grupin B. Po në këtë grup, Ukraina ka fituar Ukraina 0-3 ndaj Lituanisë duke marrë kryesimin e grupit.

Në ndeshjet e tjera,  Turqia vuajti në shtëpi përballë Andorrës, duke krijuar një numër të madh rastesh, por golin e vetëm të sfidës, e gjeti në minutën e 89-të, me Tufan, gol që i dha edhe 3 pikët e nevojshme.

Më herët, Anglia kishte fituar 4-0 ndaj Bullgarisë, Kosova 2-1 ndaj Cekisë, ndërsa edhe Islanda e grupit tonë shënoi fitore 3-0 ndaj Moldavisë. Ja ndeshjet e luajtura sot:

FT | Turqi-Andorë 1-0

FT | Serbi-Portugali 2-4

FT | Francë-Shqipëri 4-1

FT | Kosovë-Republikë Çeke 2-1

FT | Angli-Bullgari 4-0

FT | Islandë-Moldavi 3-0

FT | Lituani-Ukrainë 0-3

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/