JOQ Albania
Home

Shanset për kualifikim, ja situata në grupin e Shqipërisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/09/2019 23:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humbja 4-1 ndaj Francës ka ndërlikuar jo pak pozitat e kombëtares shqiptare në Grupin H, të vlefshëm për eleminaroret e Europianit "Euro 2020".

Sikur mos mjaftonte disfata ndaj "gjelave" lajm tjetër i keq për kuqezinjtë, ishte fitorja e Turqisë ndaj Andorrës në mimnutat e fundit të ndeshjes, apo edhe ajo e Islandës ndaj Moldavisë.

Kjo situatë i ka zvogëluar akoma dhe më shumë shanset e Kombëtares tonë për të zënë një nga dy vendet e para në grup, që të çon në Euro 2020.

Deri më tani është zhvilluar gjysma e ndeshjeve eliminatore në këtë grup, pra 5 ndeshje, janë ende për t’u luajtur edhe 5 të tjera.

Ndeshjet e radhës do të luhen të martën, 10 shtator, ku Shqipëria do të presë Islandën, Franca do të presë Andorrën dhe Turqia do të udhëtojë në Moldavi.

Renditja aktuale e Grupit H është si më poshtë:

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/