JOQ Albania
Home

Reja nuk shqetësohet: Bëmë gjëra pozitive, ja 3 lojtarët që më pëlqyen sonte
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/09/2019 23:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria u mund sonte 4-1 nga Franca, duke zhvilluar një ndeshje të dobër, por trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka befasuar me deklaratën pas ndeshjes duke thënë se ka parë gjëra pozitive nga kjo përballje.

Në një prononcim për “RTSH”, italiani u shpreh se për gabimet e Roshit e mban ai përgjegjësinë, ndërsa veçoi edhe 3 futbollistë të cilët i pëlqyen.

Ai deklaroi:

Në pjesën e parë kishim vështirësi, u lodhëm shumë dhe shpenzuam shumë energji, ata kanë shumë më tepër cilësi, mendoja se mund të bëja pak më shumë. Ato dy gola duheshin evituar dhe penalltia, ata kishin 4-5 raste përveç golave, por djemtë ishin të vëmendshëm. U munduam të bënin diçka, mendoj se diçka pozitive e bënë, më mirë se kaq ishte e vështirë, duhet korrigjuar dhe bërë disa ndryshime. Abrashi vrapoi shumë, e njëjta gjë për Baren që ka bërë një ndeshje të madhe, një surprizë, Gjasula tregoi se di të bëjë, kemi aktivizuar lojtarë që mund të na jenë të nevojshëm për të ardhmen. Ndryshimi i rolit për Roshin? Është përgjegjësi e imja, mendoja se do të bënte mirë, në pesën e parë dhe të dytë nisi kroset, se doja të sulmonte. Mendoja se me 3 mbrapa mund të impenjonte më shumë Francën e sa mundi. I kërkova gjëra që nuk janë në kapacitetin e tij”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/