JOQ Albania
Home

Fenomeni i rrallë natyror, qielli merr ngjyrë vjollce pas stuhisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/09/2019 23:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qielli në Florida i ka lënë njerëzit pa fjalë pasi mori ngjyrë vjollcë si pasojë e kushteve të krijuara nga Uragani Dorian.

Pamjet mahnitëse, të shkrepura të mërkurën mbi Jacksonville, tregojnë sesi qielli mori ngjyrën aspak të zakontë gjatë perëndimit.

Në mediat sociale banorët nisën të ndanin foto të ndryshme të qiellit dhe reve me ngjyrë violet.

Bashkë me fotot një persona shkruante në Twitter:

Qiell vjollcë pasi Dorian kaloi në Jacksonville ditën e sotme. Mendoni se ka ndonjë shans që Dorian të ketë qenë fans i Princit?”

Uragani Dorian mund të jetë treguar disi i ‘butë’ me Florida-n, por dy ishuj në Bahamas i goditi si stuhi e kategorisë së pestë duke u marrë jetën më shumë se 30 personave dhe duke lënë pas vetëm shkatërrim.

Me mijëra shtëpi janë shkatërruar ndërsa pritet që numri i personave që kanë humbur jetën të shtohet.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/