VALBONA dënohet me vdekje…!

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07.09.2019, 22:47

Në një kohë që bota i ruan me fanatizëm pasuritë e veta natyrore ne kujdesemi që t’i shkelim me të dyja këmbët pa na u dridhur qerpiku e pa menduar fort për të ardhmen.

Rëndësi ka që të fitojmë ca para më tepër dhe jo e ardhmja e pasigurt që po u lëmë fëmijëve tanë.

Pavarësisht kundërshtimeve të banorëve, që ia dinë më mirë se kushdo vlerën këtij lumi, dhe të gjithë njerëzve të tjerë që iu dhimbset sadopak ky vend, Valbona vazhdon të betonizohet dhe uji i saj i kaltër vazhdon të turbullohet.

Ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë është kundërshtuar vazhdimisht, herë me protesta e herë me koncerte, nga banorët e zonës, aktivistë të mjedisit e dhjetëra artistë. Hidrocentralet mbi lumin e Valbonës po ndërtohen nga kompania “Gener2” e oligarkut Bashkim Ulaj, bazuar në kontratën koncesionare nënshkruar me Ministrinë e Energjisë në vitin 2009. Banorët shprehen se ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë.

Pikërisht për këtë ‘çnderim’ të Valbonës ka shkruar edhe eksperti i çështjeve mjedisore, Abdulla Diku në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Në shkrimin e tij, Diku thotë me të drejtë se Valbona po dënohet me vdekje "në emër të anti-vlerës, anti-shqiptarisë, kaosit dhe rrumpallës..”

Ambientalisti e krahason Valbonën me një vajzë e cila është e pastër si kristali por ‘barbarët tashmë po e çnderojnë duke i marrë pastërtinë dhe freskinë.’

Postimi i plotë:

Valbona, e gjunjëzuar para shkatërrimit!

  • Në emër të babëzisë,
  • Në emër të krimit mjedisor,
  • Në emër të paligjshmërisë,
  • Në emër të shkatërrimit,
  • Në emër të korrupsionit,
  • Në emër të mjerimit njerzor,
  • Në emër të antivlerës,
  • Në emër të antishqiptarisë,
  • Në emër të kaosit dhe rrumpallës,
  • Në emër të të vdekurve që u ngritën nga varri për të firmosur që të të ngulin në zemër beton e hekur!

VALBONA dënohet me vdekje…!

Na fal ti Valbonë e hijshme, e freskët, miliona vjeçare.

Shkatërrimi yt u bë me një firmë me bojë, hedhur nga njerëz të pa bojë, sharlatanë.

Të ruajtën nga pushtuesit por në fund të përdhunuan zullumqarët e kohës tonë, të paudhët që ju dhe jetë e bereqet.

Na fal Vabonë!

Tashmë do të të vajtojmë për jetë e mot, sepse të shpërfytyruan dhe ti nuk do jesh kurrë më ashtu siç të bëri i madhi ZOT.

Ti nuk do të jesh kurrë më Valbona e lirë, e freskët dhe natyrale. Se ti ishe edhe më e magjishme se vetë imagjinata jonë për ty. Orët e malit e humbën shtëpinë e tyre, përgjithmonë.

Ti nuk do jesh kurrë më Valbona e legjendave, e historisë, simboli i bukurisë, jetës dhe përjetsisë.

Tashmë urdhër-shkatërruesit sharlatanë do të të përdorin si prostitutën e semaforit – vetëm për të bërë lek për tutorët.

Na fal Valbonë!

Me ty do bëhen vetëm konkurse se kush të vajton më bukur, me të vetmin subjekt – hijeshinë që ta vranë. Se ti ishe Valbona që nuk je e nuk do jesh kurrë më!

Na fal Valbonë!

Të paktën do ngushëllohemi me faktin që nuk ka falje për barbarët, një ditë do ketë drejtësi. Shpresoj që herët a vonë të shohim ndëshkimin për plagët që i hapen shtatit tënd, për ujin-kristal që ta turbulluan e përjetsinë që ta vranë.

Zoti mos i faltë barbarët zullumqarë!

Ç'të them?! Zoti nuk i ka vënë kufinj të keqes, dhe e keqja ra mbi ty, ra mbi ne!

Do të doja që edhe varret e atyre që ta bënë këtë, e i gjithë sojit të tyre të mos e prekin tokën e planetit tonë, se edhe të vdekur e ndyjnë atë!

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit