JOQ Albania
Home

E moshuara 73-vjeçare sjell në jetë binjake, një ditë më pas bashkëshorti 82-vjeçar përfundon në spital
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/09/2019 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më herët gjatë kësaj jave, 73-vjeçarja Erramatti Mangayamma u bë gruaja më e vjetër në moshë që bëhen nënë pasi solli në jetë dy vajza binjake.

Mjekët që kishin në ngarkim rastin e përshkruan lindjen e vajzave si një mrekulli mjekësore. Binjaket erdhën në jetë pasi prindërit e tyre realizuan me sukses një fekondimin me metodën in vitro.

Për fat të keq, vetëm pak kohë pas lindjes së vajzave, bashkëshorti i Erramatti pësoi një hemorragji në tru.

Një ditë pas lindjes së binjakeve, 82-vjeçari Sitarama Rajarao u shtrua në spital pas një hemorragjie në tru.

Vetëm disa orë pas lindjes së foshnjave, Rajarao ishte shprehur për BBC se ai dhe bashkëshortja e tij ishin pa fund të lumtur.

Të nesërmen ai përfundoi në spital ku po kurohet aktualisht.

Kur u pyetën se kush do të kujdesej për fëmijët në rast se u ndodhte ndonjë gjë prindërve për shkak të moshës së tyre, babai 82-vjeçar tha:

Asgjë nuk është në duart tona. Çfarëdo që të ndodhë do të ndodhë. Gjithçka është në dorën e Zotit.”

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/