JOQ Albania
Home

Studimi: Ja pse mëngjarashët janë më te zgjuar dhe ‘llafazanë’ se personat e tjerë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/09/2019 20:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjarashët janë më superiorë në aftësitë verbale se personat që kanë më të shkathtësuar dorën e djathtë.

Ky është zbulimi që është gjetur në një studim të ri gjatë së cilit janë zbuluar 4 rajone gjenetike që janë përgjegjës për shkathtësimin e dorës së majtë tek disa persona.

Studiuesit zbuluan se superioriteti i dorës së majtë mund të jetë një ‘nënprodukt’ i mënyrës se si truri zhvillohet në mitër.

Dr. Akira Wiberg nga universiteti i Oksfordit, i cili drejtoi studimin, u shpreh:

Ne zbuluam se në pjesëmarrësit mëngjarashë, zonat gjuhësore të anës së majtë dhe të djathtë të trurit komunikojnë me njëra-tjetrën në një mënyrë më të koordinuar."

Kjo, sipas Wiberg, sjell mundësinë intriguese për kërkime në të ardhmen që sygjerojnë se mëngjarashët mund të kenë një avantazh kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave verbale.

Por, studiuesi shton më tej se duhet të mbahet parasysh se këto dallime janë parë vetëm si mesatare mbi një numër shumë të madh njerëzish dhe jo të gjithë personat mëngjarashë janë të njëjtë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/