JOQ Albania
Home

Marrëdhënie intime në tualetin e aeroplanit, çifti turpërohen keq kur shohin njerëzit në radhë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/09/2019 20:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lojtar amerikan volejbolli ka filmuar një skenë disi të sikletshme në aeroplanin me të cilin po udhëtonte.

Me anë të disa ‘story’ në Instagram, 34-vjeçari Stafford Slick, tregoi sesi një çift ishin mbyllur në tualetin e mjetit fluturues ndërkohë që njerëzit prisnin në radhë.

Ndërkohë që disa zonja prisnin me padurim që tualeti të lirohej, për çudinë e të gjithve, nga kabina dolën dy persona dhe jo një.

Përpara se të publikonte videon kur del çifti, Slick kishte publikuar pamje nga zonjat që prisnin në radhë.

Një fillim doli një burrë dhe pas tij doli edhe një grua, ndërsa të dy largoheshin në siklet nga sytë e të gjithve që po i shihnin.

Bashkë me videon, volejbollisti shtonte se ‘tani i ka parë të gjitha në jetë.

Sa i përket zonjave që po prisnin në radhë, asnjëra prej tyre nuk bëri qoftë edhe reagimin më të vogël apo të spekulonin se pse dyshja ndodheshin në tualet në të njëjtën kohë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/