JOQ Albania
Home

Po ‘gjuante’ vajzën tek trotuari, shoferi përplaset keq me makinën që po i vinte përballë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/09/2019 19:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë ka treguar sesi një shofer tjetër i ka dëmtuar makinën pasi po ‘gjuante’ një vajzë që po kalonte rrugës.

Jai MacKenzie po ecte me makinën e tij, që ka kushtuar £20,000, në momentin që u përplas me një automjet tjetër të bardhë.

Sipas MacKenzie aksidenti ndodhi për shkak se shoferi ishte duke parë një vajzë që po ecte rrugës, aty pranë.

Për të vërtetuar atë që thotë, Jai ka publikuar në rrjet pamjet filmike të regjistruara nga kamera që ndodhej në makinë momentin e përplasjes.

Bashke me videon, MacKenzie shkruante në adresën e tij në Facebook:

Shoferi i kësaj makinës u përplas me mua pasi po gjuante vajzën që po kalonte në trotuar, duke mos parë rrugën përpara."

Sipas Jai, shoferi që po shihte vajzën tek trotuari u largua pas incidentit dhe nuk u kthye më kurrë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/