JOQ Albania
Home

Mali i Tomorrit mbulohet nga mbetjet urbane
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/09/2019 19:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna tek sfidat që bëhen në internet për të mbajtur ambientin pastër, shumë prej nesh mund të nisen të pastrojnë një copë toke sa për ‘sy e faqe’.

Dhe, pastaj sigurisht do nxitojmë të tregojmë se çfarë kemi bërë në rrjetet sociale.

Gjithsesi, ajo që në na mungon shumë prej nesh është kultura e të mbajturit pastër ambientin gjithmonë dhe në çdo kohë. Jo vetëm kur ka kamera vërdallë, jo vetëm kur bëhet ‘cool’ për ta treguar në mediat sociale.

Nëse shohim turistët e huaj që vinë në vendin tonë, pothuajse gjithmonë pasi kanë mbaruar së festuari, organizohen dhe pastrojnë mbetjet që i kanë krijuar vetë.

Po ne çfarë bëjmë? Festojmë, bëjmë gostira në natyrë, pjata plastike, lugë e pirunj, qese plastike, shishe birrash dhe çdo gjë tjetër i lëmë pas, a thua se do pastrohen vetë.

Një ‘panoramë’ e ngjashme vjen nga Mali i Tomorrit ku mbi gjelbërim e gurë po ‘lulëzojnë’ mbeturinat që kanë lënë pas njerëzit pas pelegrinazhit.

Një qytetar, që ka dërguar edhe fotot, shkruan për JOQ Albania:

Mali i Tomorrit mbas festes, i pushtuar nga mbeturinat.”

Duke parë këto pamje dhe shumë të tjera lind natyrshëm pyetja: Kur do mësojmë ne shqiptarët që të pastrojmë mbetjet që krijojmë vetë pasi kemi ngrënë e pirë mirë?

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/