JOQ Albania
Home

Flasin ekspertët: Ja pse tradhtia mund t’i bëjë marrëdhëniet më të forta
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/09/2019 18:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për shumicën e njerëzve tradhtia është e pafalshme.

Gjithsesi, një terapiste që merret me këshillimin e çifteve thotë se tradhtia mund t’i bëjë mirë çifteve nëse shihen gjërat në terma afatgjatë.

Matty Silver, e cila jeton në Sydney thotë se tradhtia në fakt i bën njerëzit më të afërt me njëri-tjetrin.

Duke folur për news.com.au, Silver u shpreh:

Analizimi i një tradhtie mund t’i ndihmojë çiftet që të kuptojnë se çfarë nuk ka qenë duke shkuar mirë me marrëdhënien dhe mund t’u japë përgjigje pyetjeve të shumta që kanë qenë të pazgjidhura më parë.”

Sipas saj, këto situata mund të shërbejnë për të zbuluar rrënjët e problemeve si dhe për të vendosur një herë e mirë nëse marrëdhënia duhet të vazhdojë apo të ndërpritet.

Ndërkohë, sipas një studimi, rezulton se njerëzit kanë një tendencë që të tradhtojnë më shpesh gjatë verës.

Kjo ndodh pasi nivelet e rritura të serotoninës, që janë të lidhura me ekspozim ndaj diellit, i bëjnë njerëzit që të ndihen më të lumtur dhe  të kenë më vetëbesim duke rezultuar kështu në ndonjë aventurë të vogël.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/